Vizitë në Institutin e trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve në Shkup

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup Prof. dr. Shaban Sulejmani i shoqëruar nga Prof. dr. Muhamed Mustafa dhe Prof. dr. Shinazi Memedin ishin për vizitë te Instituti i trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve në Shkup. Me një  pritje dinjitoze, në një ambient të ngrohtë vëllazërorë, u zhvilluan biseda të ndryshëm, e mes tjerash u diskutua edhe për realizim e një konference të përbashkët.