VENDIM PER NISJEN E PROCEDURES PER ZGJEDHJEN E DEKANIT TE FSHI

Në bazë të nenit 77 të Statutit të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, si dhe në bazë të vendimit të Këshillit Mësimor – Shkencor të Fakultetit të Shkencave Islame të sjellur në mbledhjen e rregullt të datës 12.09.2018 u.d. Dekanë sjellë këtë :

 

 

V E N D I M

për nisjen e procedurës për zgjedhjen e Dekanit të Fakultetit

 

Neni 1

Me këtë vendim niset procedura për zgjedhjen e Dekanit të Fakultetit për periudhën mandatorë prej tre viteve, respektivisht për periudhën akademike 2018/19, 2019/20, dhe 2020/21.

 

Neni 2

Fakulteti i Shkencave Islame i bën ftesë stafit akademik të Fakultetit të cilët plotësojnë kushtet për zgjedhjen e Dekanit që aplikacionet e veta ti dorëzojnë deri te Komisioni për zgjedhje dhe emërime, komform afateve të përcaktuara me Statutin e Fakultetit dhe Rregulloren  për nisjen e procedurës për zgjedhjen e Dekanit të Fakultetit.

Të drejtë kandidimi kanë edhe shtetasit e huaj të cilët plotësojnë kushtet në bazë të Ligjit, Statutit të Fakultetit dhe Kushtetutës së BFI – së

 

Neni 3

Kushtet dhe kriteret për kandidim për Dekan të Fakultetit janë të përcaktuara me Ligjin për arsim të lartë dhe Statutin e Fakultetit.

 

Neni 4

Mbarëvajtjen e procedurës  për zgjedhjen e Dekanit e realizon Komisioni për zgjedhje dhe emërime, i zgjedhur nga Këshilli Mësimorë Shkencor i FSHI – së, duke respektuar dispozitat që dalin nga Statuti i Fakultetit dhe Rregullorja për procedurën e zgjedhjes së Dekanit të Fakultetit.

 

Neni 5

Ky vendim hyn në fuqi  me ditën e sjelljes së tij