Reagim për ngjarjet e fundit në BFI

Fakulteti i Shkencave Islame është tepër i indinjuar dhe i shqetësuar për sulmin antikushtetues ndaj Bashkësisë Fetare Islame në RMV. Fakulteti bashkë me stafin akademik e dënojnë fuqishëm këtë akt skandaloz dhe antikushtetues, prandaj shfrytëzojmë rastin për t’i dënuar të gjitha veprimet antiligjore dhe antikushtetuese që kryhen ndaj Organit themelues të Fakultetit të Shkencave Islame, gjegjësisht Bashkësisë Fetare Islame, dhe zotohemi se do t’i qëndrojmë besnikë Organit Themelues dhe të gjitha akteve tjera juridike mbi të cilat FSHI-ja e mbështet aktivitetin dhe punën e saj.