Përfaqësimi i myslimanëve të Maqedonisë në Këshillin Evroaziatik për Fetva

Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, prof. dr. Shaban Sulejmani mori pjesë në mbledhjen e tretë të Këshillit Euroaziatik për Fetva, të mbajtur në Stamboll më 21-22 dhjetor. Këshilli në fjalë synon të përafrojë qëndrimet fetare mes shteteve myslimane evropiane dhe atyre aziatike. Dekani është anëtar i këtij këshilli dhe përfaqësuesi i myslimanëve të Maqedonisë në të. Ai, po ashtu, udhëhoqi njërën nga seancat e punës së këtij Këshilli duke dhënë kështu kontributin e tij të paepur në fushën e të drejtës islame.