Një delegacion i FSHI-së, i kryesuar nga dekani i FSHI-së prof. dr. Shaban Sulejmani këto ditë po qëndron për vizitë zyrtare në Sarajevë

Një delegacion i FSHI-së, i kryesuar nga dekani i FSHI-së prof. dr. Shaban Sulejmani këto ditë po qëndron për vizitë zyrtare në Sarajevë. Gjatë qëndrimit në Sarajevë, delegacioni i FSHI-së në mënyrë vëllazërore është pritur nga dekani i Fakultetit të Studimeve Islame në Sarajevë, prof. dr. Zuhdija Hasanoviq, me ç’rast janë njohur për së afërmi për punën edukativo-arsimore të të dy fakulteteve. Në këtë takim janë këmbyer mendime për thellimin e bashkëpunimit midis dy fakulteteve. Gjatë qëndrimit në Sarajevë, ky delegacion ka vizituar edhe Bibliotekën “Gazi Husrev Beg”, ku është pritur nga drejtori i Bibliotekës, mr. Osman Laviq. Drejtori mr. Osman Laviq, njoftoi mysafirët me punën e bibliotekës, me literaturën që e posedojnë  dhe ju ofroj bashkëpunim midis dy bibliotekave tona, të FSHI-së dhe Bibliotekës “Gazi Husrev Beg”. Delegacioni i FSHI-së mori pjesë edhe në hapjen e Qendrës Studentore dhe nje objekt vakëfi afarist banesore.