Naser Ramadani

Emri dhe Mbiemri: Naser RAMADANI

E-mail:
naserramadani@fshi.edu.mk 
naser_68@live.com

Tel:
031/ 472 160
070/ 255 478

Fakulteti në të cilin është i angazhuar: Fakulteti i Shkencave Islame

Programi studimor: Studime islame

Thirrja mësimore: Docent

Lëndët të cilët i mbulon:

  • Sintaksa e gjuhës arabe
  • Pedagogji
  • Didaktikë
  • Metodika e mësimbesimit fetar

TË DHËNA PERSONALE: Mësimdhënës

ARSIMIMI DHE KUALIFIKIMET:

  • 2008 Doktoraturën në temën “Roli i shkollës në edukimin dhe arsimimin e nxënësve për barazi gjinore”, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik, dega e Pedagogjisë. R. Kosovës.
  • 1992-1996 Magjistraturën në temën “Zhvillimi i arsimit islam në Maqedoni gjtë shekujve XV-XVI”, Fakulteti i Sheriatit dhe Studimeve islame, Universiteti El Jermuk –Jordani.
  • 1988-1992 i diplomuar në Fakultetin e Studimeve islame dhe arabe, Universiteti Al-Az’har, Kajro- Egjipt.
  • 1982-1988 Medreseja El Furkan, Damask, R. Sirisë

AFTËSI TË DËSHMUARA:

  • Njohuri të avancuara kompjuterike (Word, Power Point, etj).
  • Përvojë të dëshmuar mësimdhënëse
  • Shqip dhe arabisht (rrjedhshëm), maqedonisht, serbokroatish

PËRVOJA PROFESIONALE :

  • Shkurt – 2001-2016, FSHI- Ligjërues me kohë të plotë.
  • Shtator – 2009-2015 Universiteti i Prishtinës, dega Gjilan, Fakulteti i Edukimit – Ligjërues bashkëpunëtor –part time.
  • Shtator -2013-2016 Universiteti i Tetovës, Ligjërues bashkëpunëtor-part time.

KONFERENCA, SIMPOZIUME DHE SEMINARE:

  • Shkup, 2004
    Tryeza e rrumbullakët e organizuar nga ana e Fakultetit të Shkencave Islame-Shkup, me temën: “Lënda e Gjuhës Arabe në institucionet edukativo-arsimore të Bashkësisë Islame”.
  • Strugë, 2006
    Seminari i organizuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar me temën: “Toleranca ndërfetare në Maqedoni”.
  • Ohër, 2008
    Seminari i organizuar nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit me temën: “Planifikimi dhe realizimi i orës mësimore me metoda dhe mjete bashkëkohore”.
  • Shkup, 2010
    Seminari i organizuar nga Byroja për Zhvillimin e arsimit me temën: “Trajnimi i mësimdhënësve të lëndëve: Etika e religjioneve dhe Njohja e religjioneve”.
  • Shkup,, 2010 Konferenca ndërkombëtare e organizuar nga Akademia maqedonase për shkencë dhe art (AMSHA) dhe IRCICA, me temën: “Medresetë e Shkupit në shek. XV-XVI dhe roli i tyre edukativo-arsimor”.
  • Xhakarta, Indonezi, 2011
    Konferenca e shtatë ndërkombëtare e Gjuhës Arabe, organizuar nga Unioni i profesorëve të Gjuhës arabe nga Indonezia në bashkëpunim me Universitetin Gaxhe Mada dhe Universitetin Islamik Kalixhaga, me temën: أثر اللغة العربية في اللغة الألبانية نطقاً و كتابة
  • Amman, Jordani, 2011
    Konferenca e organizuar nga IRCICA në bashkëpunim me Universitetin Alul Bejt të Jordanisë me temën: المؤسسات التربوية الإسلامية في مقدونيا كما تبدو في كتاب “سياحتنامه” لأوليا جلبي
  • Tiranë, 2012
    Konferenca shkencore e organizuar nga tri bashkësitë islame, të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, me temën: Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar. Kumtesa e paraqitur me titullin: “Roli i dijetarëve islam të Kumanovës në ngritjen e vetëdijes fetare dhe kombëtare gjatë viteve 1930-1950”.
  • Sarajevë, 2012
    Seminarin e organizuar nga Organizata El Haramejn Esh Sherifejn, me temën: الحج والحجاج في مقدونيا
  • Tetovë, 2013
    Konferenca shkencore ndërkombëtare e organizuar nga Fakulteti Filozofik i Universitetit Shtetëror të Tetovës, më 18-19 Tetor 2013, me titull: “Problemet socio-kulturore dhe sfidat e bashkëkohësisë”. Kumtesa e paraqitur me titull: “Arsimimi bashkëkohor dhe nevoja për inkorporimin e mësimit fetar në shkollat publike”.
  • Tetovë, 2014
    Konferenca e dytë ndërkombëtare e organizuar nga Universiteti i Tetovës, Fakulteti Filozofik më 17-18 Tetor 2014 me titull: “Ballafaqimi me të kaluarën dhe rimendimi i paqes në Ballkanin multikulturor”. Kumtesa e paraqitur me titull: “Qëndrimi i nxënësve të komunës së Likovës ndaj lëndës Etika e religjioneve”.
  • Shkup, 2015
    Konferenca e organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kultutrore të Shqiptarëve më 14-15 Tetor 2015 me titull: “Jeta shoqërore e shqiptarëve në Shkup dhe rrethinë ndërmjet dy luftërave botërore”. Kumtea e paraqitur me temë: “Funksionimi i medreseve të Shkupit ndërmjet dy luftërave botërore”
  • Tetovë, 2015
    Konferenca e tretë ndërkombëtare e organizuar nga Universiteti i Tetovës, Fakulteti Filozofik më 30-31 Tetor 2014 me titull: “Arsimi bashkëkohor, sfidat dhe perspektiva”. Kumtesa e paraqitur me titull: “Bazat filozofike të Pedagogjisë nga këndvështrimi islam”.
  • Shkup, 2016
    Simpoziumi i organizuar nga BFI-Shkup me titull: “Thirrësi islam bashkëkohor dhe perpsektivat”. Kumtesa e paraqitur me titull: “Aspektet didaktike-metodike në përgatitjen dhe realizimin e ligjëratës fetare”.

TITUJT E PUBLIKUAR (autorial):

  • Naser Ramadani, “Depërtimi osman në Maqedoni dhe zhvillimi i arsimit islam gjatë shekujve XV-XVI”, Shkup, 1998
  • Naser Ramadani, “Karakeristikat e mësuesit dhe nxënësit në islam”, Shkup, 1998
  • Naser Ramadani, “Ebu Hanifeja dhe kontributi i tij në Pedagogji”, Shkup, 2000.
  • Naser Ramadani, “Mësimbesimi islam për klasën V”, tekst shkollor, Shkup, 2009;
  • Naser Ramadani, “Etika e religjioneve për klasën V”, tekst shkollor, Shkup, 2010.
  • Naser Ramadani, “Zhvillimi i arsimit islam në Maqedoni gjatë shekujve XV-XVI”, Shkup, 2010.
  • Naser Ramadani, “Eth Thekafetul islamijetu fi Makedonija”,(Kultura islame në Maqedoni), arabisht, Amman, 2011;
  • Naser Ramadani, “Haxhi dhe roli edukativ i tij”, Shkup, 2011;
  • Naser Ramadani, Хаџот и неговата воспитна улога, Скопје, 2013

TITUJT E PUBLIKUAR (bashkautor):

  • Naser Ramadani, Ziber Lata, “Sintaksa e gjuhës arabe”, Shkup, 2011.

PËRKTHYES (nga gjuha arabe):

  • “Kështu le të thërrasim në islam”, të autorit Muhamed Said Ramadan El Buti, Shkup, 1999;
  • “Jomedhhebizmi bid’ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam”, të autorit Muhamed Said Ramadan El Buti, Tetovë, 2002;
  • “Komenti i dyzet haditheve të imam Neveviut”, të autorëve Mustafa Buga dhe Muhjidin Mistu, Shkup, 2003.

TITUJT E PUBLIKUAR (në revistën Hëna e Re):

  • Një sër artikujsh të publikuar, kryesisht të karakterit edukativ islam.