LETËR FALËNDERIMI

Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup pati nderin dhe kënaqësinë që këto ditë të ketë në vizitë mysafirin e nderuar dhe profesorin nga Arabia Saudite, z. Abdulmexhid el-Harbij, i cili përveç të tjerave i dhuroi Fakultetit edhe 13 laptop, të cilat do të jenë vakëf për institucionin tonë.

Prandaj, me dashamirësi e falënderojmë dhe i lutemi Zotit të Madhërishëm që ta shpërblejë me të mirat e kësaj dhe të Botës Tjetër.

Me respekt,

Dekani i FSHI-së

Prof. Dr. Shaban Sulejmani