Konkurs për zgjedhjen dhe ri-zgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore shkencore

 Në bazë të neneve 125, 125-a dhe 131 të Ligjit për Arsimin e Lartë (Gaz. Zyrtare e RM- së nr. 35/2008, 103/2008, 26/2009, 83/2009, 99/2009, 115/10, 17/11, 51/11, 123/12, 15/13, 24/13, 41/14, 116/14, 130/14, 10/15, 20/15, 98/15, 145/15, 154/15, 30/16 dhe 120/16), Rregullores për kriteret dhe procedurën për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, shkencore, mësimore-profesionale dhe të bashkëpunëtorëve në Fakultetin e Shkencave Islame Shkup, nenit 162 të Statutit të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, si dhe në bazë të vendimit të Këshillit mësimoro-shkencor të FSHI-së të mbajtur  më 29.11.2017, shpallet:

KONKURS

Për zgjedhjen dhe ri-zgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore shkencore dhe në thirrje të bashkëpunëtorëve

  1. Shpallet Konkurs për zgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore- shkencore dhe të bashkëpunëtorëve në Fakultetin e Shkencave Islame Shkup:
  2. Një mësimdhënës në fushën eTefsirit .
  3. Një mësimdhënës në fushën e Akaidit
  4. Një mësimdhënës në fushën e Të Drejtës dhe të drejtës Islame.
  5. Një mësimdhënës në fusha e Hadithit-Меtodologjia e studiusve të hadithit.

Kushtet për thirrjen mësimore-shkencore docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar:

      Thirrje mësimore – shkencore, me Vendim të organit kompetent- Këshillit mësimor– shkencor të institucionit të arsimit të lartë, nëse e posedon;

      Diplomë për gradën shkencore-doktor i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;

      Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;

      Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të punimeve të publikuara;

      Biografi e shkurtër;

      Ta dorëzojë punimin e doktoratës;

      Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;

      Njohje të gjuhës shqipe – shkrim dhe lexim;

      Certifikatë nga libri amë i të lindurve;

      Certifikatë e shtetësisë.

*Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, të parapara me nenet 125 dhe 125-a të Ligjit për Arsimin e Lartë.

*Fletëparaqitjen bashkë me dokumentet e nevojshme, kandidati duhet t’i dorëzojë në afat prej 5 ditë pune, nga dita e shpalljes së Konkursit, në Dekanatin e Fakultetit të Shkencave Islame- Shkup, në adresën: f. Kondovë Shkup.

 

Shkup, 15.12.2017                                                        Fakulteti i Shkencave Islame – Shkup