KONKURS Për zgjedhjen dhe ri-zgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore shkencore dhe në thirrje të bashkëpunëtorëve

Në bazë të neneve 166, dhe 171 të Ligjit për Arsimin e Lartë (Gaz. Zyrtare e RM- së nr. 82/2018,), Rregullores për kriteret dhe procedurën për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, shkencore, mësimore-profesionale dhe të bashkëpunëtorëve në Fakultetin e Shkencave Islame Shkup, nenit 162 të Statutit të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, si dhe në bazë të vendimit të Këshillit mësimor-shkencor të FSHI-së të mbajtur  më 12.09.2018, shpallet:

                                                                                      KONKURS

Për zgjedhjen dhe ri-zgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore shkencore dhe në thirrje të bashkëpunëtorëve

  1. Shpallet Konkurs për zgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore- shkencore dhe të bashkëpunëtorëve në Fakultetin e Shkencave Islame Shkup:
  2. Njëmësimdhënës në fushën:Kultura dhe Civilizimi Islam dhe lëndët Historia e kulturës dhe qytetërimit Islam, Kultura dhe qytetërimi islam në Ballkan, Historia e perandorisë Osmane, Organizimi i Bashkësisë Fetare Islame  .

Kushtet për thirrjen mësimore-shkencore docent, profesor in ordinar dhe profesor ordinar:

Thirrje mësimore – shkencore, me Vendim të organit kompetent- Këshillit mësimor– shkencor të institucionit të arsimit të lartë, nëse e posedon;

      Kërkesë për zgjedhje dhe rizgjedhje nga kandidatët  dhe atë brenda 5 ditëve ,prej ditës së shpalljes së konkursi

      Diplomë për gradën shkencore-doktor i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;

      Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;

      Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të punimeve të publikuara;

      Biografi e shkurtër;

      Ta dorëzojë punimin e doktoratës;

      Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;

      Njohje të gjuhës shqipe – shkrim dhe lexim;

      Certifikatë nga libri amë i të lindurve;

      Certifikatë e shtetësisë.

*Kandidatët duhet t’i plotësojnë kushtet për zgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, të parapara me nenin 166 të Ligjit për Arsimin e Lartë.

*Fletëparaqitjen bashkë me dokumentet e nevojshme, kandidati duhet t’i dorëzojë në afat prej 5 ditë pune, nga dita e shpalljes së Konkursit, në Dekanatin e Fakultetit të Shkencave Islame- Shkup, në adresën: f. Kondovë Shkup.