Konkurs për zgjedhje të Sekretarit të FSHI-së

Konkurs për zgjedhje të Sekretarit të FSHI-së

 

Në bazë të nenit 57 të ligjit për arsim të lartë (Gazeta zyrtare e RM, nr. 35/2008), nenit 59 të Statutit të Fakultetit të Shkencave Islame- Shkup dhe në bazë të pëlqimit paraprak nga Organi themelues, Dekani i FSHI- së, shpall:

KONKURS
për zgjedhje të Sekretarit të FSHI-së

Shpallet Konkurs për zgjedhje të Sekretarit të Fakultetit të Shkencave Islame- Shkup – 1 përmbarues.
Kushtet: Kandidatët, përskaj kushteve të përgjithshme, duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta, si:

  1. të ketë të mbaruar fakultet teologjik dhe të ketë mbi pesë vjet përvojë pune në sektorin juridik të Fakultetit ose person që ka të përfunduar fakultet juridik në kohëzgjatje prej katër viteve ose me diplomim të ketë fituar 240 kredi;
  2. pesë vite përvojë pune në profesion pas diplomimit;
  3. të ketë njohuri në punë me kompjuter;
  4. të njohë gjuhën angleze.

 

Përparësi do të kenë kandidatët të cilët kanë përvojë pune në arsimin e lartë, në Bashkësinë Fetare Islame në RM, ose në organizata të huaja.
Së bashku me fletë paraqitjen kandidatët duhet t’i sjellin edhe këto dokumente: vërtetim për arsimimin e mbaruar në fakultetin teologjik ose juridik, dëshmi për përvojë pune, vërtetim për njohje të gjuhës angleze, biografi të shkurtë (CV), kandidatët patjetër duhet të sjellin një letër rekomanduese nga institucionet e Bashkësisë Fetare Islame në RM.
Dokumentacionin e nevojshëm duhet të dërgohen nëpërmjet postës në adresën e Fakultetit.
Konkursi do të jetë i hapur pesë ditë nga dita e shpalljes.

Doc. dr. Faredin Ebibi, Dekan