KONKURS – për regjistrimin e studentëve në ciklin e dytë të studimeve të Specializimit për Metodikën e Mësimdhënies të Arsimimit Fetar në Fakultetin e Shkencave Islame – Shkup

Në bazë të nenit 57, pika 2, nenit 108 pika 11 të Ligjit për Arsim të Lartë, nenit 102 të Statutit të Fakulteti i Shkencave Islame- Shkup, Vendimit nga mbledhja e Këshillit Mësimor Shkencor të datës 21.12.2016 nr. 02-492/4, në pajtim me Rregulloren për kushtet, kriteret dhe rregullat për regjistrimin e studentëve në studimet e ciklit të dytë në Fakultetin e Shkencave Islame- Shkup, Fakulteti i Shkencave Islame- Shkup, shpall:

KONKURS

për regjistrimin e studentëve në ciklin e dytë të studimeve të specializimit për Metodikën e mësimdhënies të arsimimit fetar në Fakultetin e Shkencave Islame- Shkup, në vitin akademik 2016/17

  1. Statusi i studimit dhe numri i studentëve të cilët duhet të pranohen.

 

Fakultetin e Shkencave Islame- Shkup Numri i studentëve Kohëzgjatja

e studimeve

Kompensim për semestër
Të rregullt Me korrespodencë
Metodika

e mësimdhënies

së arsimit fetar

25 25 Një vjeçare – 60 ECTS 500 euro
  1. KUSHTET DHE KRITERET PËR REGJISTRIM

a). Të drejtë për konkurrim kanë kandidatët që i plotësojnë këto kushte të përgjithshme:

 Studimet e ciklit të dytë janë vazhdimësi e studimeve themelore.

      Në programin studimor të ciklit të II-të Metodika e mësimdhënies së arsimit fetar mund të regjistrohet personi i cili ka mbaruar programe studimore përkatëse të ciklit të parë dhe i cili i plotëson të gjitha kushtet të cilat parashihen me Ligjin për Arsim të Lartë, Statutin e Fakultetit dhe me Rregullore si dhe në studime deri diplomike kanë arritur notën mesatare mbi 7,0.

      Në programin studimor të ciklit të II-të Metodika e mësimdhënies së arsimit fetar mund të regjistrohet personi i cili ka të regjistruar por të papërfunduar studimet e ciklit të dytë Metodika e mësimdhënies së mësimit fetar në institucione tjera të arsimit të lartë në vend ose jashtë tij. Studentët e këtillë regjistrohen në bazë të transferit të lëndëve dhe ngarkesës studimore të fituar në institucionin. Fakulteti sjellë Vendim për pranimin e ngarkesës në bazë të kompatabilitetit të programeve studimore.  

      Në ciklin e dytë të studimeve universitare të specializimit profesional mund të regjistrohen kandidatë të cilët kanë të kryer ciklin e parë të studimeve përkatëse në kohëzgjatje prej 3 vjetësh, respektivisht 180 kredi ose në kohëzgjatje prej 4 (katër) vjetësh, respektivisht 240 kredi.

      Në ciklin e dytë të studimeve të specializimit mund të regjistrohen edhe kandidatë të cilët kanë të kryer ndonjë program tjetër të ngjashëm pasi t’i ketë dhënë provimet diferenciale të Programit studimor Metodika e mësimdhënies së arsimit fetar, me suksesin që është përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni.

      Fakulteti përcakton se cilat studime janë të përshtatshme për regjistrim në programe të veçanta studimore të ciklit të II-të, si dhe kushtet për regjistrimin e kandidatëve të cilët kanë kryer programe të tjera studimore nga programi në të cilin aplikohet.

      Regjistrimi në programin Metodika e mësimdhënies së arsimit fetar i studentëve me diplomë të ndryshme nga programi në të cilin studenti dëshiron të regjistrohet, mund të bëhet me kusht që kandidati t’i ketë dëgjuar dhe t’i ketë dhënë provimet nga lëndët obligative para komisionit prej 3 (tre) anëtarësh. Kryetari i komisionit duhet të jetë nga lëmia e ngushtë profesional. Përcjellja e ligjëratave nga këta kandidatë bëhet gjatë vitit akademik, ndërsa provimeve duhet t’u nënshtrohen në afatin e qershorit.

      Kompatibiliteti i ciklit të parë të studimeve universitare për regjistrim në ciklin e dytë të studimeve universitare, si dhe kushtet plotësuese për regjistrim në studimet e ciklit të dytë përcaktohen me aktin e Fakultetit të shpallur në tabelën e shpalljeve të Fakultetit.

b). Shtetas të huaj

Shtetasit e huaj kanë të drejtë regjistrimi në studimet e ciklit të II-të në mënyrë të njëjtë si edhe shtetasit e Republikës së Maqedonisë.

c). Procedurën për regjistrimin e kandidatëve në ciklin e dytë të studimeve e udhëheq Komisioni

i FSHI-së për realizimin e konkursit.

      Rangimin e kandidatëve e bën Komisioni i FSHI-së për realizimin e konkursit.

      Lista e rangimit të kandidatëve të pranuar shpallet në tabelën e shpalljeve të Fakultetit dhe në ueb faqen e Fakultetit.

      Kandidati, ka të drejtë për kundërshtim deri te Komisioni i FSHI-së për realizimin e konkursit, në afat prej 24 orësh nga dita e shpalljes së rezultateve në tabelën e shpalljeve të Fakultetit.

      Vendimi në lidhje me kundërshtimin sillet në afat prej 24 orësh nga parashtrimi i kundërshtimit.

      Vendimi i kumtohet parashtruesit të kundërshtimit përmes shpalljes në tabelën e shpalljeve, dhe njëherësh shpallet edhe në ueb faqen e Fakultetit (http://www.fshi.edu.mk).

Kandidati e ka realizuar të drejtën e regjistrimit nëse gjendet në listën e rangimit deri në numrin e paraparë me konkursin për regjistrim, por, nëse në afatin e paraparë nuk do ta kryej regjistrimin, e humb të drejtën dhe në vend të tij, të drejtën për regjistrim e fiton kandidati i radhës në listën e rangimit.

III. Shpenzimet për studimet e rregullta dhe me korrespodencë në studimet e specializimit i mban vetë studenti me vetëfinancim të studimeve, sipas shumës së përcaktuar me pikën I të këtij konkursi, si taksë shkollimi. Për punimin e temës së specializimit, studentët paguajnë 500 euro, mjete të tjera plotësuese. Mjetet për punimin e specializimit, i paguajnë para mbrojtjes së punimit të specializimit. Këshilli i Dekanatit do të sjell vendim për numrin minimal të nevojshëm të studentëve për fillimin me procesin mësimor në programin studimor përkatës.

  1. Afatet për paraqitje

 

REALIZIMI I KONKURSIT PËR

REGJISTRIM TË STUDENTËVE

2016/2017

AFATI I REGJISTRIMIT

 

Paraqitja e kandidatëve 18 janar – 31 janar
Intervista me kandidatë 01 shkurt
Shpallja e listës preliminare 02 shkurt
Shpallja e aktvendimit për

pranimin e kandidatëve

03 shkurt
Regjistrimi i kandidatëve 06 shkurt 08 shkurt

 

  1. Dokumentet për paraqitje

Me rastin e paraqitjes për regjistrim në fakultete, kandidatët i dorëzojnë këto dokumente:

  1. Dëshmi për kryerjen e ciklit të parë të studimeve (diplomë ose certifikatë në origjinal, ose fotokopje e vërtetuar në noter);
  2. Certifikatë për provimet e dhëna, me nota dhe kredi (në origjinal, ose fotokopje të vërtetuar në noter);
  3. Certifikatë të shtetësisë;
  4. Dëshmi për njohje të gjuhës së huaj;
  5. Rekomandim nga muftinia përkatëse
  6. CV e shkurtë.
  7. vërtetim për pagesën e mjeteve: 500 denarë, në emër të shpenzimeve administrative në xhirollogarinë e Fakultetit: STOPANSKA BANKA AD SKOPJE 200002951428013.

Me rastin e regjistrimit në fakultet, kandidatët i dorëzojnë këto dokumente:

  1. Indeks dhe legjitimacion studenti;
  2. Tri fotografi (2 në madhësi 6×9 dhe 1 në madhësi 4×5);
  3. Fletëparaqitje;
  4. Fletëpagesë origjinale, si dëshmi për pagesën e mjeteve për studime në ciklin e dytë të studimeve.
  5. vërtetim për pagesën e mjeteve: pagesë e mjeteve për semestrin e parë ose në bazë të semestrit të përcaktuar me Vendim të Fakultetit (nëse studenti regjistrohet me transferë). Pagesat bëhen në xhirollogarinë e Fakultetit: STOPANSKA BANKA AD SKOPJE 200002951428013.

Fletëparaqitja me dokumentet e lartpërmendura dorëzohet në sportelet për çështje studentore në Fakultetin e Shkencave Islame-Shkup, Shërbimi për çështje të studentëve në studimet e ciklit të dytë,

Kandidatët, për informata më të hollësishme mund të drejtohen në Shërbimin për çështje studentore të ciklit të dytë të studimeve në Fakultetin e Shkencave Islame Shkup. 

 

 FSHI- SHkup                                                                                                                                      Doc. Dr. Faredin Ebibi, 

   20.01.2017                                                                                                                      Dekan i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup