Konferencë Ndërkombëtare në Kairo të Egjiptit

Sot me datë 16,10,2018 filloi konferenca ndërkombëtare 3 ditore nën patronimin e Sekretariatit  të përgjithshëm të autoriteteve përgjegjëse për fetva në botë me seli në Kairo  me titull RIKONSTRUIMI NË FETVA –  TEORIA DHE ZBATIMI.

Problematikat që do të shtrohen për diskutim prekin të gjitha fushat e jetës njerëzore, duke filluar nga ato shoqërore, shëndetësore, ekonomike dhe politike.

Emrat më eminent të dijetarëve të fesë Islame do të kenë paraqitjet e tyre dhe pas diskutimeve do të dilet me konkluzione që do të merr këshilli më i lartë i këtij trupi i kryesuar nga kryetari i këtij organi njëherë edhe Myfti i  Egjiptit Prof. Dr. Shevki Ibrahim Alam.

Në mesin e pjesëmarrësve të mese 73 shteteve që përfaqësojnë organet kompetente për fetva  nga shtetet gjegjëse, Bashkësinë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë e përfaqëson Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame  Prof. Dr. Shaban Sulejmani.