Ballina

Afati i Provimeve

Në bazë të Nenit 54, Alineja 2 të Statutit të Fakultetit të Shkencave Islame - Shkup dhe në mbështetje të VENDIMIT nga mbledhja e rregullt e Këshillit Mësimor-Shkencor e mbajtur më 21 Maj 2008 mbi afatet e provimeve, dekanati i Fakultetit të Shkencave Islame - Shkup, lëshon këtë (click per te zbritur dokumentin ne PDF)

Kalendari Akademik 2010/2011


FAKULTETI I SHKENCAVE ISLAME  - SHKUP KALENDARĖ PUNE PĖR SEMESTRIN DIMĖROR NĖ VITITN AKADEMIK 2010/11 (Zbrit kalendarin duke klikuar kėtu)
Filloi viti i ri akademik nė Fakultetin e Shkencave Islame Printoni

Islami na fton nė dituri
Tė mėrkurėn mė datėn 1 tetor 2009, nė njė atmosferė solemne, Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi e shpalli tė hapur tė hapur vitin e ri akademik 2009/2010 nė Fakultetin e Shkencave Islame.

 Nė praninė e shumė studentėve dhe stafit akademik tė kėtij fakulteti, me nė krye Dekanin e FSHI-sė Mr. Fahrudin Hebibi, ora e parė akademike u mbajt pikėrisht nga Kreu i Bashkėsisė Fetare Islame e RM-sė, H. Sulejman ef. Rexhepi i cili u shpjegoi studentėve pėr rėndėsinė e studimeve dhe hulumtimeve si dhe sfidave qė na presin nė tė ardhmen. Reis ul Ulema gjithashtu i pėrshėndeti studentėt dhe u dėshiroi shėndet dhe tė gjitha tė mirat me qėllim qė ky vit akademik tė jetė sa mė i suksesshėm dhe me bereqet. Ai gjithashtu kėrkoi edhe nga stafi akademik – profesorėt qė ta ofrojnė tėrė ndihmėn e tyre tė parezervė pėr studentėt e rinj.

Nė vazhdim vijon fjalimi i Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, me rastin e hapjes sė vitit akademik 2009/2010, qė e mbajti nė amfiteatrin e Fakultetit tė Shkencave Islame.
Pėrshėndetje tė nderuar studentė, tė respektuar profesorė , Dekan dhe staf i Fakultetit tė Shkencave Islame. Mė lejoni qė fillimisht nė emrin tim personal dhe nė emrin e Bashkėsisė Fetare Islame tė Maqedonisė tu pėrshėndes me pėrshėndetjen absolute Islame  Eselamu Alejkum...

Vėrtetė ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė qė sot ndodhem para jush, nė kėtė orė tė parė tė vitit akademik 2009 / 2010.
Pėr shumė nga ju, posaēėrisht pėr studentėt qė sot e kanė nderin ta ndjekin orėn e parė, emocionet e kėsaj dite do tė jenė tė paharrueshme pėr njė kohė tė gjatė. Rruga tė cilėn do tė filloni ta trasoni nė Fakultetin e Shkencave Islame, do tė jetė rruga e ardhmėrisė tuaj, prandaj shfrytėzojeni sa mė tepėr kėtė mundėsi qė po ju jepet. Dituria ėshtė dritarja e jetės, por ajo duhet tė ndahet edhe me tė tjerėt.


Nė kėtė relacion jorastėsisht Allahu Fuqiplotė Muhamedin a.s. ia rekomandoi njė dua parimore:
Thuaj (o Muhamed) O zot ma shto diturinė.

Dhe jorastėsisht ajejtet e para Kuranore ishin:
“ Lexo, me emrin e Zotit tėnd, i Cili krijoi, Krijoi njeriun prej njė gjaku tė ngjizur ! Lexo, se Zoti yt ėshtė mė bujari! Ai qė e mėsoi (njeriun) tė shkruaj me penė. Ia mėsoi njeriut atė qė nuk e dinte.”( El- Alek: 1-5)

Kėrkimi i diturisė ėshtė detyrė pėr ēdo musliman. E mbaj mend, shumė vite mė parė, ishte e pabesueshme se njė ditė Bashkėsia Fetare Islame do tė ketė Fakultet tė Shkencave Islame. Madje ishte e pamundur qė tė besohej njė gjė e tillė. 

Por falė besimit tė palėkundur nė Allahun Fuqiplotė dhe sakrificave e angazhimeve tė brezave para jush, sot po qėndrojmė kokėlartė nė ambientet e Fakultetit, ku pėr ēdo vit mbjelljen fidanėt e rinj tė Islamit.  Ne i kryem detyrimet tona dhe e ēuam nė vend amanetin e tė parėve tanė. Tani radhėn e keni ju tė nderuar studentė, qė nėpėrmjet dijes tuaj, ta pėrēoni edhe mė tej traditėn dhe besimin tonė, tek brezat e rinj.

Islami ėshtė feja pėrmes sė cilės njerėzimi pranon udhėzimet pėrfundimtare nga Krijuesi i gjithėsisė, duke e aftėsuar pėr mėkėmbės tė tij nė tokė. Kur’ani i Pavdekshėm vlerėson lartė jetėn njerėzore dhe insiston nė civilizimin duke bėrė thirrje nė dituri. Kėshtu gjejmė se fjala dituri dhe tė tillat qė kanė tė bėjnė me tė, nė Kur’anin e Pavdekshėm hasen mbi 780 herė. Ajetet e para me tė cilat filloi shpallja e Kur’anit ishin pikėrisht mbi rėndėsinė e leximit, penės dhe diturisė:

Kur’ani i Pavdekshėm thotė se ata qė dinė, nuk janė njėlloj me ata qė nuk dinė:

“...Thuaj:”A janė njėlloj ata qė dinė me ata qė nuk dinė...?”( Ez- Zumer:9)

Prandaj ne po investojmė nė diturinė, po investojmė nė krijimin e intelektualėve tė rinj, qė nė ēdo moment do tė dinė tė mbrojnė vlerat dhe traditėn Islame dhe nė ēdo moment do tė jenė tė gatshėm tu bėjnė ballė erėrave qė po pėrpiqen ta shkulin kėtė besim.

Nė kėtė drejtim kemi edhe hadithe tė shumta, ndėr to:
“ Kėrkojeni diturinė nga djepi deri nė varr.”


“ Ngjyra e pendės sė dijetarit do tė peshohet me gjakun e dėshmorėve nė Ditėn e Ringjalljes; dhe pastaj, ngjyra e pendės sė dijetarėve do tė parapėlqehet mė shumė se gjaku i dėshmorėve.”

Sipas fesė islame, respektivisht Kur’anit dhe Sunetit tė Muhamedit a.s. shihet se rėndėsia e shkencės njihet pėr dy arsye themelore:
- Roli i shkencės nė njohjen e Allahut xh.sh.
- Roli i shkencės nė zhvillimin e shoqėrisė islame.

Edhe nė Kur’anin Pavdekshėm ka shumė ajete qė kanė tė bėjnė me dituritė natyrore dhe njerėzve u kėrkohet qė tė studiojnė me qėllim qė ta njohin Allahun xh.sh. Ajetet qė ose pėrshkruajnė elementet pėrbėrėse tė objekteve, ose e urdhėrojnė njeriun pėr t’i zbuluar ato.
Por, dija pėr dukuritė e natyrės na afron te Zoti vetėm po ta kemi frikė Zotin.

Pėr kėtė arsye El Biruni shkruan:
“Kur njeriu tė vendos tė dalloj tė vėrtetėn nga gėnjeshtra, duhet tė studioj gjithėsinė dhe tė zbuloj nėse ajo ėshtė e amshuar apo e krijuar: mundet qė dikush mendon se ai nuk ka nevojė pėr kėtė lloj dije, por, sidoqoftė ka nevojė tė mendoj pėr ligjet qė sundojnė botėn tone, pjesėrisht ose tėrėsisht. Kjo e bėn atė tė njoh tė vėrtetėn pėr to dhe hap rrugėn pėr tė njohur Qenien, qė drejton dhe kontrollon gjithėsinė dhe atributet e Saj. Kjo ėshtė, nė fakt e vėrteta qė Zoti ua ka urdhėruar robve tė Tij tė ditur ta kėrkojnė dhe Allahu ka folur tė vėrtetėn kur ka thėnė :“…dhe thellohen nė mendime rreth krijimit tė qiejve e tė Tokės (duke thėnė): Zoti ynė, kėtė nuk e krijove kot…” (Ali Imran: 191) 

Nėse njeriu vepron sipas kėtij ajeti, ai mund tė hyjė nė tė gjitha degėt e dijes dhe tė njohjes.” Ne shikojmė se kėrkesa e shkencėtarėve muslimanė pėr tė njohur dukuritė natyrore vinte nga fakti se ata e konsideronin kėtė dije njė nga rrugėt mė tė mira pėr t’u afruar te Zoti.

Sipas Kur’anit tė Pavdekshėm, Islami ėshtė fč e gjithėsishme (universale):
Thuaj (o Muhammed): “O ju njerėz! Unė jam i dėrguari i Allahut tek tė gjithė ju.” (A’raf: 158)

“Ne nuk tė dėrguam ndryshe vetėm se pėr tė gjithė njerėzit, si sihariqtar dhe paralajmėrues…” (Sebe’: 28)

Qėllimi i Islamit ėshtė tė krijojė njė shoqėri monoteiste, ku fjala e Zotit ėshtė mė e larta:
“…E fjalėn e atyre qė nuk besuan e bėri mė tė ultė, kurse fjala e Allahut (ėshtė) mė e larta…” (Teube: 40)

Qė tė krijohet njė shoqėri e tillė dhe qė tė imunizohet ajo nga rreziqet e jobesimtarėve, bota islame duhet tė jetė tėrėsisht e pavarur. Ajeti i mėposhtėm e thekson kėtė:
“…Allahu kurrsesi nuk u jep mundėsi jobesimtarėve tė kenė mbizotėrim tė plotė mbi besimtarėt.” (Nisa: 141)

Kurse Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Islami ėshtė superior ndaj (gjithė) tė tjerėve dhe asgjė nuk mund t’ia kalojė atij.”
Prandaj tė nderuara studentė,
Siē shihet qartė, me qėllim qė tė sigurohet epėrsia e Islamit mbi tė tjerėt, muslimanėt duhet tė pėrpiqen tė bėhen tė pavarur dhe tė vetėmjaftueshėm. Ėshtė pikėrisht kjo arsyeja qė juristėt e spikatur muslimanė kanė dhėnė gjykimin pėrfundimtar (verdiktin) se ēdo vepėr qė ēon nė epėrsinė e jobesimtarėve mbi muslimanėt ėshtė e ndaluar tė pėrdoret. Pėrveē kėsaj, ata kanė ardhur nė njė mendje se ėshtė detyrė e shoqėrisė islame tė sigurojė gjithēka qė nevojitet pėr mbajtjen e saj. Nė vetė Kur’anin e Pavdekshėm muslimanėt urdhėrohen tė pėrgatiten dhe tė pajisen nė ēdo drejtim pėr tė pėrballuar sfidėn e forcave tė jobesimtarėve: “E, ju pėrgatisni kundėr tyre sa tė keni mundėsi, forca dhe kuaj pėr ta tmerruar armikun e Allahut dhe armikun tuaj…” (Enfal: 60)

Sot, gjithēka rrotullohet rreth boshtit tė shkencės dhe tė teknologjisė. Prandaj, qė tė jemi tė pavarur dhe tė mbėshtetemi nė forcat tona, politika islame duhet tė sigurojė tė gjitha mundėsitė shkencore dhe teknologjike qė janė thelbėsore pėr vetėmjaftueshmėrinė dhe pavarėsinė. Kjo kėrkon pėrgatitjen e specialistėve nė nivel mė tė lartė nė ēdo fushė tė rėndėsishme tė shkencės dhe tė teknologjisė dhe tė kihen pajisjet mė tė mira teknike.

Njė hadith i Profetit tonė (paqja dhe bekimet e All’llahut qofshin mbi tė!) thotė:
“Pa dyshim, e keqja e tė gjitha tė kėqijave janė dijetarėt e lig dhe e mira e mė tė mirave janė dijetarėt e mirė.” 20

Vetė Kur’ani i Pavdekshėm e konsideron besimin fetar faktor thelbėsor pėr tė arritur epėrsi tė gjithanshme.

“Dhe mos u dobėsoni (fizikisht) dhe mos u dėshproni (shpirtėrisht) se ju do tė jeni mė tė lartit, nė qoftė se jeni besimtarė!”  (Ali Imran:139)

Duhet theksuar se me gjithė rėndėsinė qė ka mėsimi i shkencės dhe i teknologjisė, ato nuk konsiderohen tė mjaftueshme nė vetvete dhe muslimanėt duhet, pėrveē se tė ngrėnė standardin e tyre nė fushat materiale dhe shkencore, tė kenė besim tė fortė dhe tė ndjekin parimet fetare pėr tė pėrmbushur qėllimet e tyre.
Muslimanėt duhet tė pėrgatiten dhe tė pajisen nė ēdo drejtim dhe meqė sot, shkencat eksperimentuese luajnė njė rol themelor nė ēdo aspekt tė jetės materiale, fuqizimi i kėsaj pėrmase tė politikės islame ėshtė domosdoshmėri. Prandaj vendet islame duhet tė krijojnė qendra pėr tė zhvilluar kėrkimin shkencor dhe teknologjik dhe duhet tė pėrgatisin specialistė tė kalibrit tė lartė nė tė gjitha fushat e dobishme tė shkencės dhe tė teknologjisė.

Nė kėtė pėrpjekje, edhe Fakulteti i Shkencave Islame po vendos theksin tek shkencat themelore, qė tė mund ta ēojnė mė tej kėrkimet shkencore origjinale e jo tė imitojnė tė tjerėt.
.Muhammedi a.s. ka thėnė:
 “Besimtari ėshtė gjithmonė nė kėrkim tė urtėsisė, kudo qė ta gjejė atė, ajo ėshtė e tij, sepse ai e meriton ta ketė atė me shumė se kushdo tjetėr.”

 “Dituria ėshtė pasuria e humbur e njė besimtari; prandaj, kėrkojeni atė edhe po tė jetė nė duart e politeistėve.”

Dijetarėt islamė tė sė kaluarės e kanė bėrė kėtė dhe ajo qė mendohet pėr ne ėshtė tė marrim dije nga tė gjithė nė mėnyrė pėrzgjedhėse, domethėnė, ta pastrojmė atė nga elementet e huaja pėr Islamin dhe ta rimodelojmė atė nė dritėn e botėkuptimit islam.
Pikėrisht nėn udhėheqjen e kėtyre parimeve, muslimanėt mund tė marrin dije nga burime jomuslimane dhe mund ta modelojnė atė pėr t’iu pėrshtatur idealeve islame. Pikėrisht nė kushte tė tilla, nivele tė ndryshme tė dijes mund tė bashkėrendohen pėr tė arritur qėllimin tonė dhe pėr t’u afruar te Zoti.

Mė lejoni qė krejt nė fund ta shpalli tė hapur kėtė vit akademik dhe tu dėshiroj suksese nė studime, nė hulumtime tė mirėfillta, tė pajiseni me sa mė tepėr dituri qė tė bėheni tė fortė e tė drejtė, se vetėm ashtu, askush nuk do tė mund tu nėpėrkėmbė juve si individė e aq mė pak si muslimanė. Vetėm duke qenė dijetarė tė devotshėm. juve mund ta mbroni: veten tuaj, familjen, shoqėrinė dhe kombin nė tėrėsi.
Gjithashtu i lus edhe profesorėt e nderuar qė njohuritė e tyre ti ndajnė me ju dhe gjithmonė tė jenė pranė jush kur tė keni nevojė, me qėllim qė ky vit akademik tė jetė i suksesshėm dhe i bereqetshėm.

Zoti ju shpėrbleftė dhe qofshi tė bekuar.

 
< Mbrapa   Perpara >
Bashkesia Islame