Mbrojtja e radhës së temës së diplomës në FSHI pdf Shtyp Email
E shtunë, 28 Maj 2011 01:24

 

Në një ambient të përshtatshëm të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, në prani të numrit të madh të miqve, të kolegëve, profesorëve dhe familjes, publikisht është mbrojtur tema e diplomës me titull: “Kamata në rrethanat e sodit dhe pasojat e saja në shoqëri”, nga kandidati Mixhit Osmani nga fsh. Uzurmisht – Tetovë.

 

Fjalë rasti në këtë eveniment kishte edhe dekani i Fshi-së Ass. Mr. Fahrudin Ebibi, i cili i përshëndeti të pranishmit. Njëkohësisht Komisionit për vlerësim dhe kandidatit i dëshiroi sukses. Tema në fjalë është mbrojtur para Komisionit për vlerësim dhe mbrojtje në përbërje:
Dr. Shaban SULEJMANI ( kryetar ),
Ass. Mr. Nashit Mustafa (mentorë),
Mr. Muhamed Ali (anëtar),
Në fund Komisioni vlerësoi kontributin me sukses pozitiv, shkëlqyeshëm, apo sipas ECTS ( 92 =  A - 10 ) dhjetë. Ashtu siç filloi procesi i mbrojtjes ashtu edhe përfundoi me lexim nga Kur'ani Kerim. Tradita vazhdon…

 

FSHI, 23- 12- 2010
Shkup