Historiku

Historiku i FSHI-së

Fakulteti i Shkencave Islame-Shkup është themeluar nga “Mexhlisi Shura” i Bashkësisë Islame të Republikës së Maqedonisë. Kërkesa e parë për marrjen e lejes përkatëse për ndërtimin e Fakultetit të Shkencave Islame është iniciuar më 26.06.1990, dhe atë botë përgjigjja u kthye negativisht me arsyetim se: “në kohën kur përgatitej Plani themelor urbanistik, (1985). Universiteti i Shkupit pat filluar me reformën dhe racionalizimin e shkollimit të lartë, andaj themelimi eventual i Fakultetit Teologjik islam duhet t’a verifikojë statusin e vet pranë Universitetit të Shkupit!” 
Periudha kohore deri në marrjen e lejes së ndërtimit është përcjell edhe me sfida tjera të shumta. Kërkesat e radhës për marrjen e një leje të tillë nga organet kompetente janë drejtuar më 02.06.1992, 14.04.1993, 15.07.1994, 14.02.1995 dhe më 16.11.1995. Ndërkaq pas kërkesën e fundit (16.11.1995), Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e vet të mbajtur më 22.02.1995 jep lejen për ndërtimin e Fakultetit të Shkencave Islame. Në mbledhjen e mbajtur më 05.09.1996 “Mexhlisi Shura” dhe ai Përfaqësues Juridiko-financiar ka formuar Komisionin Amë për themelimin e Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup.
Data 27 shkurt 1995, në faqet e historisë së muslimanëve të Maqedonisë do të jetë e gdhendur me shkronja të arta dhe do të shënojë fillimin e një epoke të re mbi themelet e sakrificës dhe përpjekjeve të shenjta për shuarjen e etjes për ditur dhe avnsim të mësim besimit islam. Pasi që ishin plotësuar të gjitha dokumentet e nevojshme, në prani të një numri të madh të qytetarëve, të personaliteteve fetare, personaliteteve të jetës publike në mesin e të cilëve ishte edhe Reisu-l-ulema h. Sulejman ef Rexhepi, ministri i kulturës z. Eshref Aliu, kryetarët e partive politike etj.
Në maj të vitit 1997 në mbledhjen e mbajtur nga “Mexhlisi Shura” i Bashkësisë Islame të cilën e kryesoi dhe udhëhoqi Reisul-l-ulema H. Sulejman ef. Rexhepi ku mes tjerash objekt shqyrtimi ishte edhe çështja e përfundimit të punëve në godinën e Fakultetit të Shkencave Islame. Po në këtë mbledhje “Mexhlisi Shura” i Bashkësisë Islame miraton Statutin e Fakultetit dhe Plan programin mësimor, kurse Komisioni Shtetërorë për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në shkurt të vitit 1998 aprovon vitin akademik 1997/1998 si vit kur Fakulteti i Shkencave Islame do të startojë me punë.

Vizioni dhe misioni i FSHI-së

Studime të refonmuara e të avancuara sipas procesit të Bolonjës.
Planprograme të akredituara e të reformuara mësimore.
Diploma të pranuara dhe të krahasueshme ndërkombëtarisht.
Mësimdhënie kreative, inventive, interaktive dhe debatuese në grupe të vogla.
Qasja akademike “studenti në qendër” fokusi në prezantime, punime individuale e grupore nga studentët.
Mësim me pajisje audio-vizuale.
Punë praktike dhe projekte hulumtuese me studentët.
Evaluim permanent të cilësisë së mësimdhënies dhe të mësimdhënësit nga studentët.