Guri themeltar i Xhamisë së Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup

Më 19.12.2018 u vendos guri themeltar i Xhamisë së Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup në praninë e shumë personaliteteve fetare dhe publike nga brenda dhe jashtë vendit, gjegjësisht përfaqësues të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe nga Emiratet e Bashkuara Arabe, myftinj, profesorë, hoxhallarë, studentë dhe shumë dashamirës të shtëpive të Zotit (xh.sh.).

Pas leximit të Kuranit Famëlartë, fjalë rasti mbajti dekani i Fakultetit, prof. dr. Shaban Sulejmani, dhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë, Sulejman efendi Rexhepi, të cilët mbasi folën për vlerën e ndërtimit të shtëpive të Zotit, i falënderuan përzemërsisht të gjithë kontribuuesit që e kanë nisur këtë iniciativë dhe të gjithë ata që do të kontribuojnë deri në përfundimin e këtij bejtullahi, kurse lutjen e rastit e bëri myftiu i Tetovës prof. dr. Qani Nesimi.